Gjoba për Fox News, televizioni amerikan i shpëton gjyqit për shpifje
Televizioni amerikan Fox News i ka shpëtuar një prej gjyqeve me te mëdha pasi u akuza per shpifje. Ajo duhet te paguaje thjesht një gjobe e cila është me ulët se vlera fillestare.
Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, i është shmangur një prej gjyqeve të profilit më të lartë për shpifje, pas arritjes së një marrëveshjeje prej 787.5 milionë dollarëve me kompaninë Sistemet e Votimit Dominion.
Dominion e ka akuzuar kanalin Fox për dëmtim të reputacionit, disa javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ajo ka pretenduar se Fox ka përhapur pretendime të rreme, duke raportuar se votimet janë manipuluar kundër ish-presidentit Donald Trump.
Fillimisht, Dominion ishte shprehur se dëmet që i janë bërë, kapin vlerën e 1.6 miliard dollarëve.
‘Fox ka pranuar se ka thënë gënjeshtra për Dominion që shkaktoi dëme të mëdha në kompaninë time, punonjësit tanë dhe klientët që ne u shërbejmë. Asgjë nuk mund ta kompensojë kurrë këtë. Gjatë gjithë këtij procesi, ne kemi kërkuar llogaridhënie dhe besuam se provat e nxjerra në dritë përmes këtij rasti nënvizojnë pasojat e përhapjes së gënjeshtrave”,- u shpreh John Poulos kreu i kompanisë.
Marrëveshja është arritur në minutën e fundit. Fox ka thënë se arritja e marrëveshjes reflekton përkushtimin që ka ky rrjet televiziv, për “standardet më të larta të gazetarisë”.
Në deklaratën e Fox-it është thënë, pa treguar hollësi, se rrjeti “e di se gjykata ka gjetur se disa pretendime për rrjetin Dominion janë të pavërteta”.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur