Gjobitet kompania e taksive Uber, shkak shkelja e rregullave të privatësisë

26 Gusht 2024 | 15:56

Kompania e shërbimit të taksive Uber është  gjobitur me 300 milionë euro nga Holanda pasi transferoj të dhënat e shoferëve në SHBA.

Të dhënat përfshinin licencat e taksive, detajet e llogarisë dhe pagesës, ID-të, fotot, madje edhe të dhënat kriminale ose mjekësore.

Hetimi u nxit nga një ankesë  nga një grup prej 170 shoferësh  francezë që ishin pjesë e organizatës “Ligue des droits de l’Homme“ (LDH).

LDH më pas paraqiti një ankesë pranë mbikëqyrësit të mbrojtjes së të dhënave të Francës, CNIL.

 Kjo është gjoba e tretë që mbikëqyrësi holandez i vendos Uber.

Në vitin 2018, DPA goditi kompaninë me 600,000 euro për dështimin në njoftimin e agjencisë në kohë për një shkelje të të dhënave në 2016.

Dhe që nga janari i këtij viti, Uber po përballet gjithashtu me një gjobë prej 10 milionë euro (përsëri) për shkeljen e rregullave të privatësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:14 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026