Sauber merr kohë për pilotin e dytë
Alessandro Alunni Bravi insiston se Kick Sauber ka në dispozicion tërë kohën e nevojshme për të zgjedhur opsionin më të mirë sa i përket vendit bosh në formacionin e vitit 2025. Më herët gjatë këtij viti, skuadra që zotërohet nga Audi, firmosi me gjermanin Nico Hulkenberg i cili vendosi të largohet nga amerikanët e Haas drejt Hinwil.
Kjo do të thotë që binomi aktual Valtteri Bottas – Zhou Guanyu që garojnë prej vitit 2022 nuk do të konfirmohet në përfundim të këtij sezoni. Mbërritja e Audi’t e lidh skuadrën me emra si Carlos Sainz në vitin e fundit te Scuderia dhe Esteban Ocon që do të largohet pas 5 viteve nga Alpine. Alunni Bravi shtoi gjithashtu se vendimet e skuadrës të cilën ai përfaqëson lidhen me ato të simotrave në pistë. Kjo pasi vetëm 3 skuadra kanë zyrtarizuar pilotët e tyre në këtë moment. McLaren, Ferrari dhe sëfundmi Red Bull e kanë plotësuar formacionin e tyre për vitin 2025.

Ndërsa të tjerët po konsiderojnë vazhdimësinë, Kick Sauber po kërkon të një kthesë 180 gradë për shkak se ende nuk ka siguruar asnjë pikë në 8 garat e para të këtij sezoni, duke mbetur në vendin e fundit të klasifikimit të konstruktorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa