English

Gjuetia më e madhe në 50 vjet: Qindra njerëz kërkojnë përbindëshin e Loch Ness

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qindra vullnetarë po përgatiten të fillojnë kërkimin më të madh të Loch Ness në 50 vitet e fundit me ndihmën e pajisjeve më të avancuara si dronët, sondat dhe skanerët, për të gjetur potencialisht përbindëshin mitik të njohur si Nessie.

- Advertisement -

Organizuar nga Qendra Loch Ness, vullnetarët do të kalojnë dy ditët e ardhshme duke monitoruar sipërfaqen e liqenit dhe do të analizojnë çdo lëvizje të dyshimtë që ata vërejnë nën sipërfaqe, raporton Guardian.

Gjatë kërkimit, ata do të përdorin pajisje që studiuesit nuk i kanë përdorur deri më tani në atë liqen – skanerë, dronë që bëjnë foto termike, një hidrofon për zbulimin e sinjaleve akustike nën sipërfaqen e ujit dhe të tjera.

Rreth 90 vjet më parë, thuhej se Aldi Mackay ishte i pari që pa përbindëshin e Loch Ness dhe që atëherë studiuesit janë grumbulluar në përpjekje për ta gjetur atë ose të paktën të gjejnë një peshk të madh ose një zvarranik ujor parahistorik.

Megjithëse shumë rrëfime të përbindëshit të Loch Ness kanë rezultuar të jenë imagjinare ose të bazuara në folklor, me kalimin e kohës legjenda e Loch Ness është rritur gjatë shekullit të kaluar për t’u bërë një nga misteret më të mëdha të kriptozoologjisë, shkencës që merret me kafshët për të cilat nuk ka asnjë provë për ekzistën e tyre si sasquatch, yeti, chupacabra dhe të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?