Gjuha shqipe rikthehet në qendër të përplasjeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

26 Mars 2026 | 17:01

Debatet në Kuvend dhe qëndrimet kontradiktore brenda Qeverisë kanë rikthyer në fokus çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa kryeministri shprehet se nuk ka problem me shqipen, përfaqësuesit shqiptarë insistojnë se ajo është detyrim kushtetues, jo çështje interpretimi.

Megjithatë, në praktikë, qëndrimet brenda Qeverisë shpesh kanë qenë të ndryshme, pasi ministrat e tij janë përballur me kritika për qasje kundërshtuese ndaj përdorimit të shqipes në situata konkrete.

“Gjuha shqipe nuk më pengon, përdoreni lirshëm. Madje përpiqem ta mësoj dhe ta zotëroj. Shpresoj që pas disa vitesh të mos kem nevojë për kufje kur flisni shqip, por ta kuptoj drejtpërdrejt atë që thoni”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër, deputetët shqiptarë theksojnë se çështja nuk është interpretim politik, por detyrim kushtetues.

“Po në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase, dhe po ashtu edhe gjuha shqipe. Dy gjuhët e vetme zyrtare të njohura në Kuvend janë këto. As gjermanishtja, as anglishtja, as serbishtja, as boshnjakishtja. Dy gjuhë ky Kuvend i njeh. Sepse konform Kushtetutës është kjo. Prandaj them se deputetët nuk e kanë obligim ta dinë gjuhën maqedonase nëse e njohin gjuhën shqipe dhe e kundërta”, thotë deputeti Skender Rexhepi.

Ndërkohë, debati është përshkallëzuar edhe jashtë Kuvendit ku ditët e fundit pati përplasje mes gazetarëve shqiptarë dhe ministres së Arsimit Vesna Janevska, e cila ka kundërshtuar përdorimin e gjuhës shqipe në praninë e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026