Gjukanoviç i kthen Kuvendit ligjin për Presidentin

Milo Gjukanoviç shpërndan parlamentin
13 Dhjetor 2022 | 18:10

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç i ka kthyer kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç, ndryshimet në Ligjin për Presidentin, duke kërkuar me shkresë që të korrigjohet gabimi në emër.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i presidentit të Malit të Zi për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiç, duke shtuar se Gjukanoviç sot ka marrë një letër nga Gjuroviç, shkruan Vijesti.

Në letër, thuhet se Kuvendi dje e ka miratuar Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, gjë që nuk është e vërtetë, sepse ai ligj është miratuar në vitin 2018.

Emri i rregullores që u miratua dje është Ligji për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Malit të Zi.

Policia malazeze u përplas me protestuesit që u mblodhën në Podgoricë pasi qeveria miratoi një ligj të diskutueshëm që kufizon kompetencat e presidentit.

Shteti Ballkanik mbetet në ngërç politik prej muajsh, që kur qeveria e kryeministrit Dritan Abazoviç nuk arriti t’i mbijetojë një mocioni mosbesimi në parlament.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026

PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja. Dy...
16:34 | 01/07/2026