Gjykata e Hagës nis hetim për krime kundër njerëzimit në Ukrainë

28 Shkurt 2022 | 21:24

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve po monitoron për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në një komunikatë të bërë publike nga prokurori britanik, Karim Khan thuhet se ka pranuar që të hapë hetim për këtë çështje “sa më shpejt”.

Akuzat deri tani janë për “krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe agresion”.

Hetimi pritet të kërkojë shumë kohë dhe ekspertët e shohin si një veprim simbolik dhe jo shumë domethënës.

Pavarësisht kësaj shumë grupe kanë nisur të mbledhin prova për krimet që ushtria ruse po bën.

Gjykata e Hagës, e krijuar në 2002, ka në juridiksionin e saj dhe krimet e agresionit që prej vitit 2018.

Por, Ukraina dhe Rusia nuk janë mes 123 vendeve që kanë nënshkruar traktatin.

E vetmja rrugë që gjykata të ketë juridiksion për krimet në konfliktin e Ukrainës është që Këshilli i Sigurimit në OKB t’i kërkoi të hetojë për këtë rast.

Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj në OKB për nisjen e një hetimi për krimet e Rusisë në territorin e saj.

Ukraina ka kërkuar që Rusia të gjykohet për pushtim me pretekst fals se ka pasur gjenocid ndaj rusisht folësve në vendin e saj.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut në OKB ka thirrur debat urgjent, që do të mbahet të martën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024