Gjykata e Strasburgut rrëzon Francesco Becchettin për licensat digjitale

Francesco Becchetti
2 Qershor 2022 | 12:19

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar biznesmenin Francesco Becchetti, televizioni i të cilit në vitin 2013 nuk mundi të marrë pjesë në një garë ku do shpërndaheshin disa licenca kombëtare digjitale.

Sipas padisë së bërë argumentohet se Agon Channel ishte penguar nga Autoriteti i Mediave Audiovizove për të marrë pjesë në konkurs me argumentin se gëzonte një licence kombëtare.

Agon Channel është ankuar në AMA në vitin 2014 por letra është zhdukur.

Në vitin 2015 AMA zhvillon sërish konkursin dhe fton 5 transmetues kombëtar duke mos e njoftuar Agon Channel, i cili ridërgon letrën ankesë por nuk merr një përgjigje.

Qeveria shqiptare në këtë seancë ka kërkuar rrëzimin e ankimit të Becchettit me argumentin se nuk ishin ezauruar shkallët e gjyqësorit ne Shqipëri.

Pasi ka shqyrtuar dosjen gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë shtetit shqiptar duke sqaruar se Francesco Becchetti duhet ta kishte dërguar çështjen fillimisht në gjykatën admnistrative.

Kjo do t’i jepte mundësi sistemit shqiptar të rregullonte vendimin e AMA-s të cilin Beçhetti e cilëson si të padrejtë.

Më këtë vendim shteti shqiptar shmang një tjetër konflikt me Francesco Becchettin.

Biznesmeni italian ka fituar një gjyq në arbitrazh duke i kushtuar shtetit shqiptar rreth 110 milion euro, pikërisht për mënyrën si u mbyll Agon Channel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026