Gjykata e Tiranës lë në burg 60 ditë Elez Hysën për grabitjen e argjendarisë në Kamëz

22 Maj 2026 | 14:32

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg me afat 60 ditor 22 vjeçarin Elez Hysa, një nga grabitësit e dyshuar të argjendarisë në Kamëz.

I riu ka pretenduar në Gjykatë se nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe se ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur grabitja. “Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motorri im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22 vjeçari.

Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti boje që përkojnë me ngjyrën e motorrit me të cilën dyshohet të jetë modifikuar. Kamerat e sigurisë e çuan policinë drejt zonës ku banonte Elezi gjatë ndjekjes së itinerarit që kanë përdorur për tu larguar.

22-vjeçari rezulton me precedent penal për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka identifikuar edhe autorin tjetër të dyshuar dhe po punon për lokalizimin e arrestimin e tij.

Deri më tani nuk janë gjetur motori i përdorur në grabitje apo arma e zjarrit me të cilën ka kërcënuar punonjësen e argjendarisë ku morën sende me vlerë rreth 70 mijë euro.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, 16 maj, ku autorët e armatosur dhe me skafandër motori në kokë u futën në argjendari dhe në më pak se një minutë vodhën bizhuteri, vlera e cila përllogaritet deri në 7 milion leke

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026