Gjykata e Vlorës lë në burg të arrestuarit me “Pole Qorrin”, lirohet berberi

7 Gusht 2025 | 12:05

Gjykata e Vlorës dha këtë të enjte masat e sigurisë për katër personat të cilët u ndaluan gjatë aksionit për arrestimin e të shumëkërkuarit “Pole Qorri”, i cili akuzohet për vrasjen në Fushë-Krujë të ish-efektivit Gentjan Bejtja.

Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Konkretisht, për shtetasit: Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim të shumëkërkuarit; Ligor Doko, pronari i hotelit ku u arrestua Pole Qorri dhe Julian Aliaj, që u kap me pistoletë gjatë operacionit; është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa për berberin, shtetasin Armando Dano, me origjinë nga Shkodra, është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se Flodian Plaku, i njohur ndryshe si Pole Qorri ra në prangat e policisë të dielën më 3 gusht në kuadër të operacionit “Eterna”, ku u arrestuan edhe disa persona të tjerë që qëndronin pranë tij.

Në ditën e ndërhyrjes u kapën gjithashtu Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim, Armando Dano, Julian Aliaj, i cili mbante me vete një pistoletë, Ligor Doko, pronar i hotelit ku fshihej Plaku, si dhe një berber nga Shkodra.

Gjatë kontrollit ndaj Plakut dhe në ambientet ku ai qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 17 fishekë, 25,000 euro në para cash dhe 7 celularë, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal.

Plaku, 42 vjeç dhe banues në Vlorë, dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje që ndodhi më 15 mars 2024, kur Bejtja u qëllua me armë brenda rrethimit të banesës së tij.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte vendosur masën “Arrest në burg” për Plakun, duke e akuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026