Gjykata Kushtetuese, Bushati: Ka një ngazëllim të drejtësisë. Haxhiu: Do përcaktojë fatin e Metës
Andi Bushati nuk i cilëson të rastësishme zhvillimet pas zgjedhjeve, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Cakaj” dhe caktimin e seancës për shqyrtimin e çështjes për zgjedhjet lokale të vitit 2019. Ai tha se përveç kësaj, pati padi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Mediu dhe dënimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
“Në një regjim nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, duhet të bësh idiotin e dobishëm të regjimit të besoj se drejtësia po funksionon. Duket se ka një ngazëllim të drejtësisë për t’i hequr kungujt e rëndë mbi super qeverisë. Për vendimin për zgjedhjet, mediat pranë qeverisë kanë filluar propagandën për vendimin, duke thënë se me kë do të jetë Gjykata Kushtetuese me Amerikën apo Ilir Metën”, u shpreh z. Bushati.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu tha se mendimi i z. Bushati është një paragjykim pas ende nuk ka dalë vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për debatin Rama-Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm. Kurse për zgjedhjet lokale tha se ky vendim do të përcaktojë nëse Presidenti Meta do të qëndrojë apo jo në detyrë.
“Ç’dekretimi nuk ekziston si term. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të tregojnë nëse do të mbetet Ilir Meta ose jo”, u shpreh z. Haxhiu duke shtuar se reforma në drejtësi nisi gabimisht nga Gjykata Kushtetuese pasi do të duhej të kishte nisur nga niveli i ulët në hierarkinë e sistemit të drejtësisë.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit