Kjo pasi në këtë ligj nuk parashihet që paga minimale të lidhet me pensionin e veteranëve, një praktikë që ka ekzistuar në të kaluarën.
Ligji ka kaluar në dy lexime në Kuvend, të parim më 14 qershor 2022 dhe në lexim të dytë më 13 korrik të vitit 2023 shkruajti REL.
Ligji parasheh që paga minimale të arrijë vlerën e 264 eurove bruto për të gjithë të punësuarit, në sektor publik e privat.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ndonëse paga minimale parashihet të rritet në 264 euro, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro, sa është paga minimale momentalisht.