Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë

12 Dhjetor 2025 | 14:19

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, IMT, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit.

Hetimet nisën për një pallat në Kombinat, i cili ishte prishur në janar të vitit 2020 me mjetet dhe fondet e Bashkisë së Tiranës, por më pas u përfshi sërish në një tender së bashku me edhe 14 ndërtesa të tjera të klasifikuara për shembje pas tërmetit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, pallati nr. 140 nuk është i vetmi objekt që dyshohet se është paguar për t’u shembur ndonëse kishte qenë i rrafshuar më herët; dyshime të ngjashme janë ngritur edhe për pesë ndërtesa të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026