Gjykata Themelore hedh poshtë padinë kundër ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë në Kosovë në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, njoftoi të mërkurën avokati i grupit, Ardian Bajraktari.
Bajraktari shkroi në Facebook se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore, sipas të cilit kërkesa e grupit “Asnji cent ma shumë” për padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) është refuzuar.
Ai njoftoi se grupi do të ankohet në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Themelores.
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, shkroi ai.
Rregullatori i energjisë e miratoi më 11 prill rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për 16.1 për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë, duke nxitur protesta.
Tarifat e reja u miratuan më 16 prill dhe u futën në fuqi më 1 maj.
Grupi “Asnjë cent më shumë” zhvilloi disa protesta gjatë kohës kur ZRRE-ja po shqyrtonte rritjen e çmimit të rrymës dhe asokohe paralajmëroi padi ndaj saj.
Ngritja e çmimit të rrymës ka çuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve themelore.
Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë.
Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet