Gjylameti: Kush i ka votuar, s’do një opozitë që merret me veten, por me qeverinë
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti thotë se mazhoranca bashkëpunon vetëm me opozitën zyrtare në Parlament.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjylameti u shpreh e keqardhur për krizën brenda opozitës, e cila siç tha duke u marrë me veten, po humb funksioni për të cilin duhet të ekzistojë.
“Shpresoja për një zgjidhje më të shpejtë se ajo që kemi, dhe qytetarët që kanë votuar për ata duan të shohin një opozitë që nuk merret me veten, por i kërkon llogari qeverisë”, tha Gjylameti.
Teksa iu referua ligjit për amnistinë fiskale, Gjylameti tha se ajo është një nga elementet për të cilat mazhoranca ka diskutuar rregullisht me opozitë.
Deputetja e PS bëri thirrje për lënien mënjanë të ndasive politike kur flitet për ligje të tilla që u shërbejnë të gjithëve dhe ndihmon në formalizimin e ekonomisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh