Gjyqi i Arben Ahmetajt për dosjen “Buka”, avokati: Të merren prova shkresore, të pyeten dëshmitarë

13 Janar 2026 | 14:39

Është zhvilluar sot seanca e radhës e gjyqit në mungesë për ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me dosjen “Buka”.

Në seancë ka pasur debate mes avokatit të ish-zyrtarit të lartë dhe prokurorit të SPAK.

Avokati i Ahmetajt Henrik Ligori paraqiti kërkesat për prova në lidhje me çështjen e Buka sha ku Ahmetaj dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre.

“Jam autorizuar prej tij që të them se ai nuk e pranon akuzën, deklarohet i pafajshëm dhe se akuza është politike. Ne kërkojmë të pyetet me video-konferencë Arben Ahmetaj, ne kërkojmë të merren prova shkresore, te pyeten ekspertët që kanë bërë akt-ekspertimin teknik dhe kontabël. Të kërkojmë të pyeten si dëshmitarë, Shkëlqim Cani, ish-ministër i Financave e ish-zyrtare të tjerë të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe dëshmitarë të tjerë. Të lejohen prova dokumentare, të merren gjithë aktet juridike në lidhje me Buka Sha e të tjerë”, tha avokati.

Gjykata i kërkoi prokurorit të SPAK Elvin Gokaj të shpjegojë cilat janë veprimet dhe mosveprimet që ka bërë Arben Ahmetaj në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Janë vendimet e gjykatave që kemi depozituar, të cilat i kanë dhënë të drejte familjes Myderizi. Vjen i pandehuri Ahmetaj përmes një urdhri ku i ka caktuar vete dy ekspertë, ky akt ekspertimi, madje ka kontradikta. Me herët ish-ministrat Nasip Naço dhe Florian Mima s’e kanë privatizuar këtë pronë. I pandehuri Arben Ahmetaj ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në vetvete është ligj”, tha prokurori.

 “Shikoj që avokati i Ahmetajt kërkon të ngatërrohen gjërat. Këtu ka një shkelje të pastër të detyrës së tij. Ne fituam gjyqin me Ministrinë e Ekonomisë me vendim te formës se prerë. Ne kundërshtuam mënyrën si llogariten aksionet e pronareve, 1 metër katror tokë na e kanë llogaritur me 8 mijë lekë të vjetra ndërsa çmimi i tregut është 1 mijë euro, na dhanë 80 milionë lekë të vjetra, bëhet fjale aty ku ra zjarri pak ditë më parë zonja gjyqtare. Bënë manovra pastaj për t’i hapur rruge vjedhjes, Ahmetaj bëri atë që nuk bëri asnjë ministër tjetër se kanë tentuar dhe të tjerë. Kjo është një vjedhje absurde, kemi 30 vjet që kërkojmë pronën tonë në mënyrë të rregullt, fitojmë gjyqet dhe sot e kësaj dite nuk jemi aksioner”, u shpreh përfaqësuesi i familjes, Adrian Myderizi.

Në përfundim seanca u shty për më datë 27 janar për t’i dhënë kohë për t’u shprehur prokurorit të SPAK për t’u shprehur mbi provat dhe dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja e Ahmetajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026