Gjyqi i Gërdecit: Avokatët e Mediut kundërshtojnë ekspertizën ekonomiko-financiare
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në kuadër të Kodit Penal Ushtarak, nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure në GJKKO, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan ekspertizën ekonomiko-financiare të paraqitur në gjyq.
Avokati Henrik Ligori tha:
“Kemi objeksione mbi formën dhe përmbajtjen e akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk kanë cilësinë e duhur. Ata vetë kanë pranuar që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë të ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.”
Sipas tij, ekspertiza është jashtë kontekstit të fakteve:
“Ekpertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar gjatë këtyre 15 viteve në trajtimin e konkluzioneve të tyre. Procesi i demontimit të municioneve nuk filloi dhe përfundoi vetëm me Gërdecin; ky proces ka ndodhur para dhe pas tij.”
Avokati shtoi se ekspertët ishin thirrur për të dhënë mendime shkencore, por shumë përgjigje të tyre ishin të standardizuara:
“Gati 80% e pyetjeve që ne kemi shtruar kanë marrë përgjigje standarde: ‘Kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin’. Pyetja që unë shtroj është: Cila është baza ligjore mbi të cilën janë mbështetur përfundimet e tyre?”
Avokati Ligori gjithashtu theksoi se ekspertët nuk kanë marrë parasysh një vendim të gjykatës së Beratit, i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë:
“Ata nuk kanë parë vendimin që saktëson se shifrat e paraqitura nga kombinati i Poliçanit janë të sakta, ndërsa ata e kanë marrë atë apriori të gabuar.”
Ligori kritikoi gjithashtu se dokumentet e shqyrtuara nga ekspertët nuk përbëjnë më shumë se 20% të dokumentacionit të nevojshëm dhe se shumë prej përgjigjeve të tyre kanë qenë të karakterit juridik, që nuk është në kompetencën e tyre.
“Kam një listë aktesh ligjore dhe nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë. Ndërmarrja MEICO konsiderohet si palë e tretë, por ekspertët nuk kanë të qartë se çfarë është ajo ose kanë zgjedhur të mos e kuptojnë. Ata nuk e dinë që është një ndërmarrje e Ministrisë së Mbrojtjes,” tha ai.
Ligori përfundoi duke theksuar rëndësinë e interesave të përbashkëta mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO:
“Çfarë pune kanë ekspertët ekonomiko-financiarë të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësinë juridike? U është lënë një ‘patate e nxehtë’ në dorë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë