Gjyqi për Metamorfozën: Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjeve, Pëllumb Gjoka jo

17 Prill 2025 | 10:47

Procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Metamorfoza” do të zhvillohet nën drejtimin e një trupe gjykuese të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Në seancën e fundit gjyqësore, një sërë kërkesash u paraqitën nga avokatët e të pandehurve, të cilët kërkuan ndarjen e çështjeve dhe gjykim të shkurtuar për klientët e tyre.

Arben Nela, avokati i ish-prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi gjykatës ndarjen e çështjes për klientin e tij, duke argumentuar se: “Hetimi ndaj Litas ka qenë i plotë. Ai ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.”

Në të njëjtën linjë, Gentian Rumano, përfaqësuesi ligjor i Ardit Hasanbegaj, kërkoi gjithashtu ndarjen e çështjes së klientit të tij.

“Kërkoj gjykim të shkurtuar për klientin tim. Kjo kërkesë është bërë që në seancën paraprake dhe është shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështja mund të zgjidhet në gjendjen ku ndodhen aktet, pasi nuk kemi prova të tjera për të paraqitur. Nëse pranohet, kërkojmë edhe veçimin e çështjes,” tha Rumano.

Edhe mbrojtësit ligjorë të Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit paraqitën kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit, u shpreh: “Nuk kemi kërkesa për marrjen e provave të reja, as për pavlefshmëri të provave ekzistuese. Kërkojmë që çështja ndaj tij të trajtohet e ndarë.”

Ndërsa Elton Hyseni, përfaqësuesi ligjor i Behar Bajroviqit, deklaroi: “Kërkojmë gjykim të shkurtuar. Lidhur me ndarjen e çështjes, ia lëmë vlerësimit të gjykatës.”

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjeve në seancat në vijim.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk kërkojë gjykim te shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.

“Ne pritëm vendimin e gjykatës kushtetuese për SKY ECC, i cili është as mish as peshk, megjithatë kemi kërkesa për pavlefshmëri të akteve, marrjen dhe përdorimin e të dhënave”, deklaroi avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Gurali Brahimllari.

Megjithatë, SPAK është shprehur kundër ndarjes së dosjes. Prokurori Arben Kraja argumentoi se: “Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86 deri në 100. Të dhënat e ‘Sky ECC’ janë harmonizuar me prova të tjera. Jemi kundër ndarjes së çështjes, pasi mund të dëmtohet shqyrtimi i saj.”

Pas shqyrtimit të kërkesave, gjykata u tërhoq për të vendosur nëse do të pranojë ose jo ndarjen e çështjeve dhe formën e gjykimit për secilin të pandehur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026