Gjyqtarët kërkojnë rritjen e pagës: Kallëzim penal për ata që e pengojnë
Unioni i gjyqtarëve paralajmëron kallëzim penal nëse qeveria nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që u njohu atyre të drejtën për rritjen e pagës bazë dhe pensionit suplementar. Unioni i ka bërë thirrje KLGJ-së edhe për plotësimin e vakancave në sistem.
Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë unionit të gjyqtarëve. Sipas këtij vendimi, qeveria detyrohet të paguajë një shtesë prej 14 mijë lekësh mbi pagën bazë të çdo magjistrati që nga viti 2019 e në vazhdim dhe të pranojë një përllogaritje të re të pensionit në bazë të kontributeve. Por ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 muaj ky vendim nuk po zbatohet.
Kryetar i unionit të gjyqtarëve Gerdi Hoxha, tha se ligjvënësit duhet të tregohen të kujdesshëm në veprimet që kryejnë pas vendimit të Kushtetueses.
“Do t’i bëjmë thirrje edhe atyre që e kanë në dorë, ligjvënësve të tregohen më të kujdësshëm me veprimet që po kryejnë pas daljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Jemi apo jo përballë një fakti penal, duhet të vazhdojmë të bëjmë kallëzime penale kundër atyre personave që e pengojnë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Vendimi që u mundëson rritjen e pagës magjistratëve u mor njëzëri nga Gjykata Kushtetuese ndërsa apeli i unionit të gjyqatarëve në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme ishte edhe për plotësimin sa më të shpejtë të vakancave në sistem.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa