Gjyqtari i Fierit u kërcënua nga Ben Qimja, reagon Unioni i Gjyqtarëve

20 Shkurt 2025 | 19:21

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate publike pas lajmit se gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjap, denoncoi se ishte kërcënuar nga Arben Isufaj i njohur ndryshe me nofkën ‘Ben Qimja’.

Në njoftimin zyrtar Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpeh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët.

Gjithashtu unioni i bën thirrje organeve kompetente të veprojnë për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë dhe të vendosin përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.

Deklarata e plotë:

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë,  pasi u njoh me njoftimin në media se gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Fier është kanosur me jetë për shkak të detyrës së tij si gjyqtar në këtë Gjykatë, dënon me forcë çdo lloj përpjekje e veprim që kanos jetën, shëndetin, pronën e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.

Unioni u bën thirrje organeve të ndjekjes penale të veprojnë sa më shpejt për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë e për të vënë përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.

Unioni shpreh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, pasi deklaratat e veprimet që ndikojnë në krijimin e kësaj klime dhe pasigurie, po kthehen në fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për sigurinë e gjyqtarëve por, edhe për vetë shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit në vendin tonë.

Unioni bën thirrje për shmagien e këtij fenomeni pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal në luftën kundër çdo fenomeni antiligjor dhe joetik të vërejtur në punën dhe jetën e përditëshme të gjyqtarëve, sikurse dëshiron të theksojë edhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026