Gjysmëfinalja e dytë e Kupës në Angli, Arsenal beson te kualifikimi
Një fitore me të paktën 3 gola diferencë për t’u kualifikuar menjëherë ose 2 për ta dërguar në shtesë, kjo është llogaria për Arsenalin në rast se dëshiron të mbërrijë në finalen e Kupës së Ligës. Topçinjtë luajnë në mbrëmje ndeshjen e kthimit përballë Njukasëll, ndërsa në duelin e parë u mposhtën në shifrat 0-2. Një humbje në shtëpi që rëndon shumë mbi të besuarit e Artetës, sidomos në aspektin psikologjik, pasi tanimë u duhet të përmbysin disavantazhin në fushën e qymyrxhinjve.
Pavarësisht mungesave, trajneri Arteta beson se të tijët mund të përsërisin suksesin e Manchester Cityt, të cilin e mposhtën në shifrat 5-1. Pa dyshen Saka e Jesus, por me alternimin Trossard, Havertz e Martinelli, Arsenal do të provojë të bëjë mirë në transfertën e kësaj të mërkure.
Njukasëll po ashtu vjen tepër e motivuar në këtë garë, pasi kurrë më herët nuk ka arritur dot ta fitojë këtë kompeticion, ndërsa i ka të gjithë mundësitë të prekë finalen, më pas në pritje të fituesit të ciftit Tottenham-Liverpool. Deri atëherë ka ende kohë, por fillimisht duhet të kalojë londinezët e Artetës, të cilët pavarësisht disfatës së parë janë favoritë. Në 5 duelet e fundit mes tyre, 3 janë fituar nga Njukasëll dhe 2 nga Arsenali.
LEXONI GJITHASHTU:
- Milani “mbreti” i merkatos së janarit në Itali, godet në limite
- Kuqezinjtë prezantojnë mbrojtësin, Kyle Walker zyrtarisht pjesë e Milanit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë