Gledis Gjipali: Po s’u plotësuan kushtet konferenca ndërqeveritare mund të shtyhet për pas zgjedhjeve

1 Dhjetor 2020 | 08:48

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin brenda muajit dhjetor është pothuajse e pamundur. Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali.

“Besoj se nëse është e mundur për të plotësohen kushtet e mbetura të jetë e mundur që konferenca ndërqeveritare të mund të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, mundësisht përpara zgjedhjeve parlamentare, por kjo gjithmonë mbetet në varësi të plotësimit të kushteve, çështjeve të mbetura si Gjykata Kushtetuese, apo reforma zgjedhore,” – tha Gjipali.

I pyetur nga gazetarja Esmeralda Mulaj nëse kushtet nuk plotësohen, a do të jetë konferenca ndërqeveritare në diskutim për pas zgjedhjeve, Gjipali u shpreh se mos-plotësimi i kushteve mund ta shtyjë atë edhe për më vonë.

“Kjo do të ndikonte dhe ndoshta edhe me formimin e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme, që do të thotë vjeshta [e vitit 2021], kjo do të na bënte të humbnim kohë, pothuajse një vit nga procesi i integrimit evropian, ndaj është e domosdoshme që këto prioritete të mbetura të kenë përparësi për zbatimin e tyre,” – u shpreh Gjipali duke kujtuar se procesi i integrimit do të kërkojë pas konferencës së parë ndërqeveritare të tjera kushte për t’u adresuar.

Për sa i përket mundësisë së ndarjes së mundshme nga procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Gjipali tha se kjo nuk është një tabu, pasi secili shtet ka ecurinë e vetë.

“Nëse në momentin e parë, kishte probleme për sa i përket ndarjes, kjo nuk ndodhi, tashmë kur procesi bëhet më teknik më individual, sigurisht që secili vend ecën sipas fuqisë reformuese që ka në drejtim të ecurisë së integrimit Evropian, sepse edhe konferencat ndërqeveritare janë individuale, jo të përbashkëta,” – tha Gjipali duke theksuar se me rëndësi për politikën shqiptare është që të mos ketë më vonesa në këtë proces.

Procesi i ri integrues u mundëson tashmë vendeve në fazë negocimi të mos mbeten në stanjacion politik dhe ekonomik duke u mundësuar qasje në programe fondesh dhe investimesh të cilat më parë nuk u mundësoheshin.

Në këtë kuptim Gjipali tha se vonesat në procesin e integrimit për Shqipërinë e lënë jashtë këtyre fondeve dhe mundësive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026