Goditen dy raste të shpërndarjes së drogës në Shkodër, në pranga dy persona

4 Mars 2023 | 14:34

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. R., 20 vjeç dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në lagjen “10 korriku”.

“Gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve, në 2 lagje të ndryshme të qytetit, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026