Goditën efektivët dhe dëmtuan makinën e policisë, arrestohen të rinjtë në Tiranë

16 Janar 2025 | 14:39

Katër shtetas janë arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Tiranë, ku kundërshtuan dhe goditën 4 efektivë, si dhe dëmtuan mjetin e policisë. Ngjarja ndodhi gjatë patrullimit të shërbimeve të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor, në rrugën “Mikel Maruli”, ku efektivët konstatuan shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në momentin që drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., pa patrullën e Policisë, ai e ndaloi mjetin dhe vazhdoi të ecte në këmbë, por u ndalua nga shërbimet e Policisë për të kryer veprimet e mëtejshme administrative për shkeljen e konstatuar.

Gjatë komunikimit të shkeljes, drejtuesi i mjetit dhe tre shtetas të tjerë, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 6, duke penguar shoqërimin e tyre në Komisariat.

Pas verifikimeve të mëtejshme, ka rezultuar se shtetasi A. Sh. po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë shoqërimit në Komisariat, të katër shtetasit kanë dëmtuar mjetin e Policisë dhe derën e ambienteve të shoqërimit.

“Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 37 vjeç, A. Xh., 32 vjeç, B. Xh., 30 vjeç, dhe B. Xh., 25 vjeç, të cilët u akuzuan për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” e kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026