Goditën me grushte, duke i shkaktuar vdekjen 63-vjeçarit në Vlorë! Shpallen në kërkim tre persona

4 Prill 2026 | 10:43

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku pas një sherri banal mes disa personave humbi jetën një 63-vjeçar, këtë të shtunë policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes.

Sipas raportimeve nga policia, janë shpallur në kërkim 31-vjeçari Anxhelo Ceci, 34-vjeçari Xhafer Ngucaj dhe 23-vjeçari Eni Hysaj.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Pavarësia 3” në qytetin e Vlorës, ku të tre këta persona kanë goditur me grushta për motive të dobëta shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, Ismail Aliaj 63-vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetën në spital.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin I. A., 63 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e goditjeve, shtetasi I. A. ka humbur jetën.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026