Goditën mjeken, thyen dyert dhe dritaret e spitalit, 2 të arrestuar

8 Shkurt 2023 | 17:14

2 persona janë arrestuar ndërsa 3 të tjerë janë në hetim për goditjen e një mjekeje në QSUT.

Efektivët e komisariatit 4 bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 2 të së mërkurës.

Sipas informacioneve, shkak i ngjarjes është bërë neglizhenca që ka treguar mjekja ndaj një pacienti i cili ishte i afërm i 5 personave.

Të arrestuarit dëmtuan gjithashtu ambientet e spitalit, ndërsa nuk iu bindën urdhrit të policisë.

U arrestuan në flagrancë shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërkohë, hetimi nisi për K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026