Goditet call-centeri i “bursave” në Tiranë, arrestohet pronari dhe administratori

7 Janar 2025 | 15:10

Dy shtetas të përfshirë në mashtrime financiare përmes një call center-i, që operonte në kryeqytet, kanë rënë në pranga këtë të martë.

Personat e arrestuar janë Olisjo Planaj, 22 vjeç, pronar i këtij call center-i, dhe Erdi Muça, 25 vjeç, administrator i subjektit.

Ata dyshohen për mashtrim dhe organizimin e aktiviteteve të paligjshme, duke udhëzuar shtetas të huaj të investonin në një faqe të rreme të bursës, “Coin Tracking”.

Hetimet kanë zbuluar se dy të arrestuarit, së bashku me tre operatore të punësuar, kontaktonin shtetas të huaj dhe, duke u prezantuar si agjentë të shitjeve, i bindnin ata të bënin investime financiare në platformën e rreme, që në fakt nuk ekzistonte.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar përmes investimeve në bursën fiktive.

Po ashtu, gjatë hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 shtetase, punonjëse në këtë call center.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026