Goditet grupi i trafikut të kokainës: 4 të arrestuar, mes tyre dhe një e mitur

21 Dhjetor 2024 | 10:15

Një rast i shpërndarjes së kokainës është goditur nga policia në qytetin e Korçës. Operacioni ka çuar në arrestimin e katër personave, mes tyre një shtetas turk, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 57 gramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, rreth 9000 euro, pesë aparate celularë, tre pasaporta biometrike dhe një automjet i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Automjeti, i dyshuar për transportimin e lëndëve narkotike, u ndalua në hyrje të qytetit të Korçës. Në bord ndodheshin katër persona, përfshirë një 17-vjeçare dhe një shtetas turk. Kontrolli i mëtejshëm në banesën e këtij të fundit në Rrogozhinë çoi në sekuestrimin e një arme zjarri.

Pas veprimeve hetimore, janë arrestuar:

  • Ajet Desari, 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.
  • Osman Çakir, 44 vjeç, shtetas turk, për veprat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.
  • Edison Xhani, 34 vjeç, dhe një 17-vjeçare, për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Një tjetër shtetas, G. K., 20 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar në fshatin Allgjatë, Vaqarr, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij u konstatuan armë zjarri dhe...
12:40 | 18/06/2026

SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Devoll, ku janë kryer kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës...
11:39 | 18/06/2026

Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, priti në një takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Drejtues i...
11:29 | 18/06/2026