Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, drejtohej nga një grua
Katër persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kutia e Pandorës.
Të arrestuarit, Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo ishin pjestarë të një grupi kriminal që shpërndanin heroinë dhe kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e Frakullit dhe Kristos, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.
Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.
Nga hetimet e kryra, rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.
LEXONI GJITHASHTU
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:48 Presidenti libanez vendos 3 kushte për çarmatimin e Hezbollahut, përfshirë tërheqjen e Izraelit
- 10:44 U padit për shpifje, gjykata vendos në favor të aktores Rebel Wilson. Shpallet e pafajshme
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë