Goditet me sende të forta kreu i AKU Shkodër, Ramir Haderi! Policia në vendngjarje (VIDEO)

21 Maj 2026 | 21:57

Drejtori i AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Fahri Ramadani” (Rus), teksa Haderi po kthehej për në banesë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar, duke pësuar dëmtime në pjesën e vetullës.

Pas ngjarjes, Haderi është paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë edhe skanerin, për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se drejtori i AKU-së ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Në njoftimin paraprak, policia bën me dije:

“Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen ‘Fahri Ramadani’ është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026