Goditi me sende të forta efektivin në Shkodër, vetëdorëzohet në Polici autori

25 Mars 2024 | 18:34

Është vetëdorëzuar në Polici autori i plagosjes me sende të forta të efektivit Admir Okaj në Shkodër.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ai ka pasur me një prej fqinjëve të tij.

Po ashtu mësohet se arma e shërbimit të policit është shprepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëme në njerëz.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër-Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026