Goditi portierin që i dëmtoi djalin, dënohet babai i futbollistit shqiptar

9 Janar 2024 | 14:29

Drejtësia italiane nuk e ka lënë jashtë vëmendjes episodin e dhunës në sfidën Cesena-Olbia, e mbyllur në shifrat 1-1. Në përfundim të kësaj përballje, babai i dy futbollistëve me origjinë shqiptare Cristian e Stiven Shpendi, goditi me grusht portierin e ekipit kundërshtar, Filipo Rinaldi.

Pas këtij episodi, Liman Shpendi është dënuar, duke u përjashtuar për 3 vite nga çdo aktivitet sportive në Itali. E thënë ndryshe, personi në fjalë e ka të ndaluar të ndjekë në stadium dy djemtë e tij futbollist, njëri që luan tek Cesena dhe tjetri tek Empoli.

Liman Shpendi hyri në fushë dhe vrapoi drejt portierit të Olbias, duke e goditur këtë të fundit me grusht, ndërsa shkak ishte bërë një përplasje mes dy futbollistëve në fushë. Pamjet e veprimit antisportiv bënë xhiron e mediave botërore.

Reagimet ishin të shumta, fillimisht skuadra e Olbias e cila u bënte thirrje autoriteteve të garantonin sigurinë në një ndeshje futbolli, teksa edhe vetë Cesena, e cila u distancua nga dhuna në fjalë.

Cesena renditet e para në tabelën e klasifikimit, ndërsa është shumë pranë rikthimit në Serinë B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026