Godo: Shifrat e kancerit te fëmijët, shqetësuese
Anila Godo, shefe e shërbimit të Pediatrisë, në emisionin SOT në Euronews Albania tha se lufta me kancerin te fëmijët vazhdon të mbetet problem.
“Mbetet problem sepse edhe po të shikojmë shifrat ndërkombëtare, mosha 0 deri në 20 vjeç, sot në botë jepen shifrat për 400 mijë të sëmurë më kancer ose tumor. Nga këta, rreth ¼ ose 100 mijë humbin jetën”, tha Godo.
“Pra janë shifra që me të vërtetë imponojnë vëmendje dhe përkushtim të veçantë”,u shpreh Godo.
Ajo tha se vitet e fundit ka rritje të rasteve me leukemi te fëmijët.
“Pra për një popullsi të tillë janë shifrat janë me të vërtetë shqetësuese”, tha Godo.
29% e fëmijëve me kancer në Shqipëri kanë humbur jetën gjatë 2020. Në total, mbi 100 fëmijë (0-19-vjeç) u diagnostikuan me kancer gjatë këtij viti.
OBSH e rendit Shqipërinë në vendin 6 mes 48 vendeve në Europë dhe Azi për vdekjet e fëmijëve nga kanceri gjatë këtij viti.
Sa i përket vendeve të rajonit, Mal i Zi është një të njëjtat nivele si Shqipëria, me një incidencë vdekshmërie 3.8. Maqedonia e Veriut renditet e 34, me një incidencë vdekshmërie 2.1. Ndërsa, Greqia Italia renditen me një nivel vdekshmërie më të ulët sesa Shqipëria.
Në raport nënvizohet se vdekshmëria nga kanceri i fëmijërisë është ulur ndjeshëm në dekadat e fundit falë trajtimeve mjekësore.
OBSH thotë se në vendet e zhvilluara, me të ardhura të larta, 80% e fëmijëve të diagnostikuar me kancer e mposhtin këtë sëmundje të rëndë. Ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shërohen më pak se 30% e fëmijëve që vuajnë kjo sëmundje.
Diagnostikimi i vonuar, mungesa e terapive, ilaçeve, gabimet e mjekëve, janë disa nga arsyet pse vdekshmëria e fëmijëve me kancer është më e lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme.
Në parashikimin e OBSH-së për periudhën 2020-2050, në nivel global do të ketë 13.7 milionë fëmijë të diagnostikuar me kancer, nga të cilët rrezikojnë të humbasin jetën 11.1 milionë fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro