Godole: E keqja e komunizmit i vishet qëllimisht kohës dhe jo individit
Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë u shpreh në “Barometri” për Euronews Albania se është e qëllimshme që ne t’ia veshim gjithçka është bërë në komunizëm kohës dhe jo individit.
Sipas saj kjo qasje e Shqipërisë shumë ndryshon shumë nga modeli i vendeve të Europës Lindore, pa shkuar fare te Gjermania që ne kemi marrë shembull.
“Unë gjithmonë e kam thënë, për mua është e qëllimtë qasja që është bërë që ne t’ja veshim gjithçka të keqe të asaj kohe, jo byrosë politike, jo diktatorit, jo grupit, jo atij klani, atij sekti kriminal i cili drejtonte ndër të tjera edhe sigurinë e shtetit,” – u shpreh Godole.
Ajo nuk e përdori termin “hapje dosjesh” sepse siç tha ky term nuk ekziston të paktën në legjislacionin tonë.
Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 79.7% e tyre mendojnë se dosjet duhet të ishin hapur. Vetëm 9.3% e tyre janë përgjigjur jo dhe 11% janë përgjigjur nuk e di.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit