Gogu: Berisha doktori i dosjeve, kërkonte të bënte gjueti shtrigash

22 Tetor 2022 | 15:18

Nënkryetari i Grupit të Partisë Socialiste Toni Gogu është shprehur se me ligjin e hapjes së dosjeve shqiptarët do e kuptojnë se kush ka qenë ‘doktori i dosjeve’, duku iu referuar kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gogu theksoi se me ligjin e lustracionit Berisha donte të bënte gjueti shtrigash dhe shantazhim personash.

“Berisha ka mundur gjithmonë që ta sjellë ligjin e lustracionit, por gjykata gjithmonë  ia ka përplasur turinjve për shkak se ajo që donte të bënte Berisha ishte gjueti shtrigash dhe shantazhim personazhesh. Fakti që Berisha nuk erdhi dhe nuk votoi hapjen e dosjeve tregon fare mire se çfarë ka dashur dhe çfarë do të bëjë Berisha.

Mua më vjen mirë se të gjithë shqiptarët të cilët nuk e kanë jetuar atë kohë, po shikojnë se cili ka qenë doktori i dosjeve. Përsa i përket nismës që ne dorëzuam në Kuvend është vazhdimi i kësaj gjëje, pra ligji i integritetit. Ne besojmë se zyrtarët duhet të jenë persona me integritet, persona që nuk e kanë shpërdoruar besimin e mikut, të familjes dhe kolegëve”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ku do të të shqyrtohen një sërë...
08:42 | 20/07/2026

Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti

Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e 50-të të saj, ku edhe këtë të diel, si çdo ditë, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”,...
19:58 | 19/07/2026

Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?

Të enjten, më 23 korrik, pritet të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Burime për Euronews bëjnë me dije se në rendin...
16:50 | 19/07/2026