Gonzato: Raporti i BE-së vlerëson përparimin në gjyqësor dhe angazhimin për integrim

5 Nëntor 2025 | 11:25

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama raportin e BE-së për Shqipërinë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Gonzato u shpreh se raporti konfirmon angazhimin politik të Shqipërisë si përparësi kombëtare për integrimin europian dhe dëshirën për të ecur përpara me negociatat.

Gonzato theksoi se pesë nga gjashtë grupkapitujt e negociatave janë tashmë të hapur, duke e cilësuar këtë si një arritje me “shpejtësi të jashtëzakonshme”.

“Dokumenti thekson se funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar për shkak të moszbatimit të disa vendimeve te Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti. Zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënuan nga mangësi, veçanërisht mungesa e barazisë në garë”, tha Gonazato.

Ai përshëndeti krijimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e procesit zgjedhor. Sipas tij, zgjedhjet e fundit ishin konkurruese, por raporti evidenton se u abuzua me burime publike, gjë që ndikoi në barazinë e garës.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu rezultatet pozitive në reformën në drejtësi, duke theksuar se është forcuar pavarësia dhe llogaridhënia e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

“Raporti gjithashtu vë në dukje se në lidhje me gjyqësorin, Shqipëria ndodhet në një nivel të moderuar dhe ka bërë disa përparime, me rezultate pozitive të arritura në reformën e drejtësisë. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm duke ndikuar në sferat publike dhe private dhe masat e marra kanë pasur reagim të pjesshëm. Shqipëria është e përgatitur për luftimin e krimit të organizuar. Është krijuar një zyrë për rikuperimin e pasurive por do të donim të shihnim rezultate konkrete”, tha ai.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026