Gonzato takim me Avokatin e Popullit: Mbrojtja e të drejtave të njeriut në thelb të angazhimit të BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar këtë të premte një takim me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani. Ambasadori përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga bisedimet në këtë takim.
Gonzato shkruan se gjatë takimit theksoi rëndësinë e pavarësisë, besueshmërisë dhe besimit publik të institucionit në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai shton se ritheksoi se mbështetjen e BE-së për institucionin në kryerjen efektive të mandatit të tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Mbrojtja e të drejtave të njeriut mbetet në thelb të angazhimit tonë në Shqipëri. Sot, në takimin me Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, diskutuam rolin e institucioneve të pavarura në mbrojtjen e tyre. Theksova rëndësinë e pavarësisë, besueshmërisë dhe besimit publik të institucionit në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Diskutuam gjithashtu nevojën për të përmirësuar shkallën e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke siguruar që shqetësimet e qytetarëve të çojnë në veprime konkrete. Ripohova mbështetjen e BE-së për institucionin në kryerjen efektive të mandatit të tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkruan ai në “X”.
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)