Grabitet dhe dhunohet e moshuara në Divjakë, vajzat e saj: Duam drejtësi

9 Tetor 2023 | 20:53

Një 82-vjeçare nga fshati Shën e Premte e Divjakës ka rënë pre e grabitjes. Dy të rinj, të moshës 25 dhe 19 vjeç pasi i kanë vjedhur bizhuteritë që ndodheshin në banesë e kanë dhunuar atë.

Kaleme Dardha e cila jeton e vetme tregon momentin kur të rinjtë hynë në banesë dhe e dhunuan. Fqinjët kanë qenë ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e dërguar 82-vjeçaren në spital.

“Më morën më shtrinë në pllaka. E përdrodhën qafën time sikur të ishte llastik. Torturë të madhe kam vuajtur. Më futën dorën në gojë që të mos bërtas se dëgjonte komshiu,” – u shpreh Dardha.

Vajzat e saj kërkojnë dënim maksimal për autorët e ngjarjes.

“Nënës së atij dhe babait të atij djalit i kam dhënë lekë ‘na ushqe kalamajt’, sot vjen më dhunon nënën. Nuk ja fal kurrë. Nuk ja fal asnjë. Duam drejtësi,” – u shpreh njëra vajzë.

“Mos të bëjë një vit burg e të dalë se do shkojmë deri në hasmëri, se nipërit e mi dhe djali im nuk e falin gjakun e nënës së vet,” – u shpreh vajza tjetër e Dardhës.

Të rinjtë të cilët janë edhe banorë të zonës janë arrestuar nga policia e Divjakës. Ata akuzohen edhe për vjedhjen e 5 banesave të tjera gjatë dy javëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026