Grabitja në Vermosh, eksperti fajëson shtetin: Qytetarët nuk janë të mbrojtur

2 Qershor 2022 | 17:38

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa e konsideron të rëndë ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit të së enjtes në Vermosh, ku dy të moshuar u grabitën në banesën e tyre.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Softa tha se shteti është fajtor, për shkak se qytetarët në banesat e tyre ndihen të pasigurtë dhe se nuk po mblidhen armët të cilat zotërohen nga grupe të cilët kryejnë grabitje apo vepra të tjera kriminale.

“Unë fajësoj shtetin për një gjë, pasiguria që i jep qytetarëve në banesa. E dyta, armët janë sheshit ende dhe nuk po mblidhen. Nëse ata do të shkonin me mjete rrethanore, mund të mos e fajësoje shtetin. Por, aq sa kohë mbajnë armë dhe armët qarkullojnë, tregon se shteti është dorëzuar para mbledhjes dhe grumbullimit të armëve”, u shpreh ai.

Sipas ekspertit, nuk ka funksionuar sistemi i amnistive për armët, tesksa shtoi se shteti nuk ka punuar për parandalimin e ngjarjeve dhe për të identifikuar grupet e ndryshme që kanë armë.

E moshuara nga Vermoshi, Miri Tinaj rrëfeu momentet nga grabitja e banesës së saj në orët e para të mëngjesit.

Ajo u shpreh se dy persona të armatosur grabitën me maska banesën e saj, ku morën para, një makinë dhe sende floriri.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026