Grabitje, sulme dhe zënka në Romë, mbyllet për 10 ditë McDonald’s në Termini

12 Dhjetor 2024 | 09:34

Grabitje, zënka, sulme të dhunshme por edhe një vendtakim i kriminelëve. Këto janë arsyet që e shtynë komisarin e policisë së Romës, Roberto Massucci, të mbyllte për dhjetë ditë McDonald’s në zonën pranë stacionit hekurudhor të Terminit.

Një masë e marrë në bazë të nenit 100 të TULPS (Ligji i Konsoliduar për Ligjet e Sigurisë Publike) pasi situata po bëhej kritike ku të paktën shtatë incidente u raportuan në tre javët e fundit. Sipas policisë te ky biznes po shtoheshin sjelljet e paligjshme duke u bërë efektivisht një vend takimi i zakonshëm për njerëz të dhunshëm dhe për rrjedhojë i rrezikshëm për shoqërinë.

Ndër rastet e fundit ishin dy arrestime për trafik droge që ndodhën brenda ambienteve, një sherr mes klientëve ndërsa jo shumë larg restorantit të ushqimit të shpejtë, shtetasi peruan Jarol Bernaola u vra më 8 shtator, i goditur me thikë nga një bashkatdhetar me të cilin kishte debatuar për një vajzë.

Një javë më vonë ishte rasti i një personi që kishte sulmuar dhe grabitur 4 turistë polakë, më pas kishte shpenzuar 120 euro në McDonald’s duke përdorur kartën e tyre të kreditit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026