Gratë ukrainase në Kosovë trajnohen si të çmontojnë minat

28 Prill 2022 | 14:16

Larg atdheut të tyre, në Kosovë gratë ukrainase kanë vendosur të ndjekin kurse intensive për të mësuar se si të çmontojnë minat apo eksplozivët të cilat kanë lënë në vendin e tyre pas largimit trupat ruse. Një proces që me shumë mundësi do të zgjasë për dekada pas përfundimit të pushtimit e kur ato të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pas luftës së viteve’ 90 midis forcave serbe dhe forcave shqiptare të Kosovës ku mbetën të vrarë 13 000 persona, në territorin e Kosovës u gjendën 4 500 fusha të minuara që duheshin çaktivizuar.

Pikërisht në Pejë, nën kujdesin e një organizatë bamirëse e specializuar në çmontime, gjashtë gra ukrainase po trajnohen për zbulimin dhe asgjësimin e eksplozivëve.

“Ne kemi kaluar në një situatë mjaft të ngjashme, veçanërisht kur bëhet fjalë për kontaminimin me municione të pashpërthyera, duke përfshirë minat, municionet, bombat e lëshuara nga ajri, armët e drejtuara. Pra, kur kemi të bëjmë me municione të pashpërthyera, ne këtu në Kosovë kemi përvojë të dorës së parë”, thotë Artur Tigani, Instruktor për çmontimin e minave.

Qendra e trajnimit është e mbushur me eksplozivë të ndryshëm të çaktivizuar. Të veshura me veshjet e duhura, kursantët mësojnë se si të trajtojnë detektorët, të identifikojnë minat dhe teknikat e çaktivizimit. Mes tyre është edhe Anastasia, e cila në profesion është mësuese e gjuhës angleze.

“Ky trajnim është i nevojshëm  tani sepse ne po vuajmë pasojat e tmerrshme. Pra, toka është vendimtare dhe toka duhet të pastrohet. Ka njerëz që duan të jetojnë  dhe të punojnë atje, nuk kemi  mjaftueshëm kohë. Duhet të punojmë”, shprehet Anastasia.

Anastasia është e vetëdijshme se ka zgjedhur një punë të rrezikshme sepse e gjithë Ukraina ndodhet në rrezik. Por ajo shprehet se është gati të rrezikojë dhe se nuk ka frikë nga asgjë. Gjatë muajit maj ato do të kthehen në Ukrainë dhe synojnë të vënë në praktikë njohuritë e marra për të ndihmuar sadopak në rimëkëmbjen e atdheut të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026