“Grekët ishin mikpritës në fillim, pastaj filloi racizmi”-Shqiptari tregon arsyen…
Lulzim Malholli, inxhinieri i cili e ka ndërtuar jetën e tij në Greqi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” se takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë ishte takimi më madhështor i bërë ndonjëherë. Sipas tij ky ishte një takim shumë i nevojshëm.
Duke kujtuar vështirësitë që ai ka hasur në shtetin fqinj, Malholli tha se në fillim populli grek është treguar jashtëzakonisht mikpritës dhe bujar me popullin shqiptar, ndërsa shtoi se konfliktet dhe racizmi kanë nisur më vonë.
“Është një takim pak i vonuar për vet faktin se ne kemi nevojë për takime të tilla dhe kemi nevojë për një kujdes të tillë nga shteti amë. Ishte takimi më madhështor që unë kam parë deri më tani në Greqi. Komuniteti shqiptar në Greqi nuk mblidhet në përmasa të tilla.
Unë kam emigruar në 1991. Mikpritja greke ka qenë e jashtëzakonshme. Unë kur erdha me familjen time dhe me fëmijën 7 muajsh e brenda disa orëve më krijuan kushte për fëmijën. Është gjynah t’i harrojmë këto. Kemi pasur vështirësi, racizëm, fshesa, por populli grek ka qenë shumë dashamirës me ne në fillim. Më pas edhe ne treguam se kush jemi dhe nisën konfliktet”,-tha Lulzim Malholli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari nga Greqia: Rama ishte Zoti ynë dje në takimin e Athinës
- “Nuk kam ardhur për të provokuar”, Bido tregon mesazhet e Rames në Athinë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit