Grenell përgënjeshtron Lelën për takimin e Ramës me djalin e Trump: Gënjeshtër
I Dërguari Special i SHBA-së për Misione, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar nga media shqiptare Politiko.al., e drejtuar nga zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Lela.
Në artikull pretendohej se një takim i planifikuar në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të Trump, ku lobist do të ishte Richard Grenell kishte dështuar sërish.
“Takim me Donald Trump Jr.- Dështon për të dytën herë tentativa e lobistit të Ramës”, ishte artikulli që solli reagimin e Grenell.
Në reagimin e bërë në platformën “X”, Grenell shkruan se lajmi është i pavërtetë dhe i kërkoi botuesit ta heqë nga Politico.al.
“E kuptoj që je vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. I kam parë zgjedhjet tuaja në heshtje nga stoli, sepse Shqipëria është një aleat i rëndësishëm dhe i besuar i Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të kaluar pushimet).
Por ky lajm nga media juaj është NJË GËNJESHTËR E PLOTË. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse të interesojnë faktet”, shkruan Richard Grenell drejtuar themeluesit te Politiko.al, Alfred Lela.
Dear @AlfredLela,
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit