Greqia blen tre anije të reja franceze
Greqia do të blejë tre fregata (anije) të reja franceze. Parlamenti në shtetin fqinj miratoi marrëveshjen prej 3 miliardë eurosh.
Për zyrtarët e mbrojtjes këto mjete janë jetike përballë tensioneve të vazhdueshme me Turqinë fqinje.
Ligjvënësit votuan gjithashtu në favor të shtimit të gjashtë avionëve të rinj luftarakë Rafale.
Blerjet ushtarake u miratuan nga 157 ligjvënës të qeverisë së qendrës së djathtë në parlamentin prej 300 vendesh, me mbështetjen e dy partive opozitare.
Partia e majtë opozitare kundërshtoi blerjen shtesë të avionëve luftarakë francezë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mohoi pretendimet e kundërshtarëve politikë se blerjet mund të tronditin ekonominë greke.
Të prodhuara nga Grupi Naval i Francës, dy anije luftarake do të dorëzohen në vitin 2025 dhe e treta vitin e ardhshëm. Ministri grek i Mbrojtjes tha se ushtria greke duhet të modernizohet pas shkurtimeve të përsëritura për shkak të krizës financiare që ka kaluar shteti fqinj.
Anëtarët e NATO-s, Greqia dhe Turqia mbeten në mosmarrëveshje mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e shfrytëzimit të mineraleve në Detin Egje dhe në Mesdheun lindor. Një studim turk i naftës dhe gazit në vitin 2020 rezultoi në një përplasje të tensionuar detare midis dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)