Greqia goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

26 Mars 2026 | 08:41

Greqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malin Athos, në një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe në një distancë prej tetë kilometrash nga Karya, qendra administrative e Malit Athos.

Sipas televizionit grek ERT, tërmeti është ndjerë edhe në Selanik.

Pas tërmetit të parë, i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 9 të mbrëmjes sipas kohës lokale , pasuan tre të tjerë më të dobët.

Presidenti i Shoqatës Helenike të Tërmeteve dhe Reshjeve, Efthimios Lekas, tha se nuk kishte arsye për shqetësim apo panik dhe se situata po monitorohej nga afër.

Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi

Mijëra qytetarë marshuan në Novi Sad për të përkujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme...
18:41 | 22/06/2026

Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se si subjekt politik është e përfshirë në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh. Anëtari i Këshillit të...
16:01 | 22/06/2026

Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor 26-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të...
15:24 | 22/06/2026