Greqia letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin në ishujt e Egjeut

27 Maj 2022 | 09:49

Greqia i dërgoi një letër kreut të Kombeve të Bashkuara duke pretenduar se Turqia po sfidon sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje dhe po ndjek një politikë armiqësore që po destabilizon rajonin.

“Greqia i bën thirrje Turqisë që të angazhohet për zgjidhjen paqësore të kësaj mosmarrëveshjeje”, thuhet në letrën e përgatitur nga Ministria e Jashtme greke.

Gjatë vizitës në Jeruzalem një ditë më parë, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu u shpreh se Greqia duhet të tërheqë ushtrinë e saj nga ishujt e Egjeut ose Turqia do të marrë masa duke shtuar se Ankaraja është e përgatitur të sfidojë sovranitetin e tyre.

Të dyja shtetet kanë pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit

Energjia diellore po luan një rol kyç në mbrojtjen e ekonomisë evropiane nga kostot e larta të importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa tensionet në...
15:11 | 06/06/2026

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026