Greva e transportit në Europë, pritet anulim i fluturimeve e trenave në disa shtete
Grevat e kompanive të transportit po kthehen në një ngjarje të zakonshme në shtetet kryesore të Europës.
Sindikatat e punëtorëve kërkojnë rritje të pagave, ndërsa kompanitë private më shumë ndihma nga shteti.
Në Spanjë kompanitë e transportit njoftuan këtë të premte për një greve 24 orëshe të sistemit hekurudhor. Shoqatat njoftuan se 310 linja të distancave të largëta kanë ndërpretë dhënien e biletave. Ministria e Transporteve në Spanjë tha se po negocion me kompanitë për të mos krijuar mbyllje totale. Pas grevës 24 orësh pritet që greva të ketë dhe në datat 12, 19 dhe 26 shkurt.
E njëjta situata paraqitet dhe në Itali. Në 12 shkurt, kompanitë e trenave kanë deklaruar ndërprerje disa orësh të punës, si shenjë proteste për rritjen e pagave dhe kundër privatizimit të shërbimeve hekurudhore.
Në Londër, shoqata e transportit në metro ka njoftuar greva në 19-20 shkurt dhe në 4 dhe 5 mars.
Edhe në Francë, vendi që do të mbajë lojërat olimpike drejtuesit e shoqatave kanë paralajmëruar disa greva gjatë vitit.
Ndërkohë në Gjermani, kompanitë ajrore thonë se do të vijojnë grevat për shkak të mos plotësimit të kushteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”