Gri dhe vetmi: Ish-presidenti francez përshkruan qëndrimin në burg

6 Dhjetor 2025 | 20:54

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, 70 vjeç, në tetor shkoi në burg, pas dënimit të tij për lejimin e bashkëpunëtorëve të kërkonin fonde për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi libian Muamer Gadafi.

Ai u dënua me pesë vite burg, por u lirua pas 20 ditësh, pasi një gjykatë apeli vendosi se nuk përbënte rrezik arratisjeje.

Ai ka shkruar një libër me 216 faqe të titulluar “Ditari i një të burgosuri”, i cili pritet të dalë më 10 dhjetor dhe fragmente prej tij u publikuan të shtunën nga disa media franceze.

“Gri ishte ngjyra që dominoi gjithçka, gllabëroi gjithçka, mbuloi çdo sipërfaqe. Do të jepja gjithçka vetëm të mund të shikoja nga dritarja, të shijoja pamjen e makinave që kalonin. Gjatë natës së parë, u gjunjëzova për t’u lutur pasi pash një ndeshje futbolli”, shkruan ai në një pjesë.

“Erdhi natyrshëm. Qëndrova ashtu për disa minuta. U luta për forcë që të mbaja kryqin e kësaj padrejtësie”, shkroi ai.

Sarkozy, ishte president nga viti 2007 deri në 2012, ku u mbrojt në burg nga dy oficerë sigurie dhe qëndronte i mbyllur në qeli 23 orë në ditë, përveç orëve të vizitave.

“Thuhet shpesh se njeriu mëson në çdo moshë. Është e vërtetë, sepse mësova shumë në burgun La Santé, si për të tjerët ashtu edhe për veten time”, ka shkruar ai.

Në një intervistë për Le Figaro, ai tha se pjesën më të madhe të librit e shkroi në burg, “me një stilolaps në një tavolinë të vogël prej druri çdo ditë,” dhe e përfundoi pas lirimit më 10 nëntor.

Ai gjithmonë ka deklaruar pafajësinë e tij, ndërkohë, gjyqi i apelit pritet të nisë në mars.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve

Tetë palestinezë të tjerë u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve...
12:48 | 13/07/2026

Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi të hënën Papua Guinenë e Re, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas...
12:12 | 13/07/2026

Irani paralajmëron: Nuk do i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-në nëse ata nuk zbatojnë rregullat

Irani deklaroi se nuk do t’i përmbahet më memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni nuk respekton angazhimet e tij për...
10:05 | 13/07/2026