Grida Duma: Pezullimi i Berishës nuk mund të ishte thjeshtë statutor
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma shprehet se me pezullimin e Berishës nga grupit parlamentar, Basha tregoi lidership. Sipas saj, kreu i PD nuk mund t’ia delegonte përgjegjësinë organeve të partisë.
“Kërkesa ishte për përjashtim nga grupi parlamentar. Kjo është një gjë që e di gjithë opinioni publik shqiptar që kërkesa ishte për përjashtim të z. Berisha pavarësisht kësaj kjo nuk është një gjë që unë e them se kam marrë pjesë në takimin me dyer të mbyllura me Rikerin dhe z. Basha. Unë nuk kam qenë në atë takim”, tha znj. Duma.
Deputetja e PD tha se mënyra se si Basha vendosi përjashtimin e Bashës ishte “akt lidershipi” dhe e cilësoi si “ekstra statutore”.
“Së pari është mbi statutin, është ekstra statutore sepse është në misionin e ekzistencës së PD. Marrëdhëniet euroatlantike dhe forcimi i marrëdhënieve euroatlantike është mision i ekzistencës së PD”, deklaroi deputetja Duma.
Për pikëpyetjet nëse vendimi ishte legjitim, nënkryetarja e PD tha se për çështje të partisë i votuar nga një anëtar një votë për çështje të ekzistencës i takon atij të marrë vendim.
Znj. Duma tha se vendimin nuk mund ta delegonte tek strukturat në një kohë kur ishte mungesë informacioni për të dhënat mbi të cilat SHBA ka shpallur person “non grata” Sali Berishën.
“Do të ishte hipokrizi nëse Basha do t’ia delegonte përgjegjësinë e pezullimit institucioneve të partisë”, deklaroi znj. Duma.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit