Grip apo Covid? Simptomat kur duhet të bëni kujdes
Mjeku epidemiolog Ilir Alihmehmeti ka folur rreth situatës së gripit në vendin tonë, duke theksuar se situata nga Covid-19 është e qetë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nëse një person ka temperaturë nuk duhet të pi shumë antibiotikë.
Ai theksoi se simptomat e këtij gripi janë temperaturë, ethe dhe shumë këputje.
“E rëndësishme për të gjithë audiencën është se duke qenë se për dy tre vjet ne patëm disa masa disa bllokimie, gripi nuk kaloi ashtu siç kalonte vit për vit e si rrjedhojë, pritej që situata të ishte më e rëndë. E rëndësishme është që të mos mbyteni në anti-biotik pa pasur nevojë sepse temperatura do të kalojë vetë por do kujdesin.
Ky grip është me shumë këputje, me lodhje shumë të madhe me ethe të forta, me djersitje por moshat më të rriskuara mbeten moshat shumë të mëdha dhe fëmijët. Moshat aktive i vuajnë pasojat pastaj por jo në forma kaq të rënda. Për koronavirusin fatmirësisht jemi të qetë.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë